Cikalleshi: Te Akhisaspori për t’u rikthyer në kombëtare
Sokol Cikalleshi debutoi në mënyrën më të mirë këtë fundjavë në Turqi te skuadra e re Akhisarspor. Sulmuesi kuqezi në një interviste për “Supersport” zbuloi arsyet e këtij transferimi.
“Dhashë maksimumin tim sa u futa në fushën e lojës. Jam shumë i lumtur që shënova, por më vjen shumë keq që ekipi humbi. Në të shkuarën pata një eksperiencë shumë të mirë në gjashtë muaj që kam luajtur për Akhisarsporin. Kjo ishte dhe arsyeja përse presidenti i klubit vendosi të sakrifikonte për të më sjellë mua këtu.
Dua që t’ua shpërblej drejtuesve besimin e dhënë duke shënuar sa më shumë. Një ndër arsyet që vendosa të vija këtu ishte për të pasur më shumë minuta. Shpresoj që me paraqitjet me Akhisarsporin të më ndihmojnë edhe për kombëtaren”, përfundoi sulmuesi kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

