City bën gati kontratën e re për portierin e Kosovës, i trefishon rrogën

Manchester City është gati të shpërblejë me një kontratë afatgjatë portierin e ri Arijanet Muriq-in.“Gardiani” 20-vjeçar ka fituar statusin e numrit 2 të portës së Citizens pas dëmtimit të Claudio Bravos. Portieri Përfaqësuesi i Kosovës është paraqitur në Carabao Cup këtë sezon, duke dhënë kontribut të çmuar në kualifikimin e City-t deri në fazën aktuale.

Edhe pse Muriqi-t i kanë mbetur edhe dy ditë në kontratën aktuale, trajneri Pep Guardiola dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të afatit kalimtar. Mendohet se Muriqi paguhet rreth 3 mijë paundë në javë, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të trefishohet, duke iu afruar madje 10 mijë paundëve në javë.

Arijenet Muriqi u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas dëmtimit të Bravos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?