City fiton me përmbysje ndaj West Ham, Brighton mund United (VIDEO)

Manchester City merr një fitore të madhe 3-1 me përmbysje ndaj West Ham në London Stadium (London). Skuadra e Moyes zhbllokuan takimin në minutën e 36-të, por me fillimin e pjesës së dytë, Jeremy Doku me një goditje të bukur mposhti portierin Areola.

Bernardo Silva përmbysi sfidën me golin e tij në minutën e 76-të, ndërsa Haaland në të 86-të qetësoi Guardiolën në pankinën, me golin e 1-3.

Manchester United pësoi disfatë në shtëpi me shifrat 1-3 nga Brighton. Golat për Brighton erdhën nga Welbeck, Gross dhe Joao Pedro, ndërsa për “Djatë e kuq” shënoi Mejbri. City me këtë fitore mban kreun me 15 pikë, United renditet e 12-ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?