City fiton në transfertën ndaj Evertonit, arrin Liverpoolin në krye (VIDEO)
Manchester City vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës në Premier League. Skuadra e Guardiolës ka triumfuar 2-0 në transfertën ndaj Evertonit, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes me 62 pikë, po aq sa Liverpooli.
Sonte në mbrëmje heroi për “qytetarët” ishte mbrojtësi Laporte, i cil në fundin e pjesës së parë gjeti rrugën e rrjetës me një goditje me kokë. City nuk arriti që të shfrytëzonte mundësitë e shumta për shënim.
Në minutën e 8-të shtesë, Gabriel Jesus shënoi dhe golin e dytë. Kjo është fitorja e dytë radhazi në kampionat, ndërkohë që në fundjavë do të sfidojë Chelsea-n e Sarrit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

