City i jep një “shuplakë” Burnley-it, shënojnë të gjithë në FA Cup (VIDEO)

Manchester City ka fituar 5-0 ndaj Burnley në 1/16-at e FA Cup. Skuadra e Pep Guardiola-s vazhdon të fitojë ndeshjet e saj me goleada edhe pse trajneri i Qytetarëve ka lënë pushim gjysmën e titullarëve si Aguero, Sterling dhe Sane, kualiteti që ka skuadra e City-t ishte i papërballueshëm për Burnley.

Pas golit të Gabriel Jesus në pjesën e parë, Bernardo Silva, De Bruyne, dhe Aguero kanë fundosur miqtë pas pushimit, ndërsa një nga golat ka qenë një autogol i Long.

City në këtë mënyrë avancon qetësisht në kompeticionin më të vjetër për klube në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?