FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Çmendet” Florentino Perez, ofron 250 milion euro për yllin e Premier League

Humbja e shërbimeve të Cristiano Ronaldos ka vënë në alarm drejtuesit e Realit të Madridit që kanë nisur punën intensive për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas mediave spanjoll,

Florentino Perez është gati të bëjë çmendurira për të transferuar në “Santiago Bernabeu” një “top-player” dhe duke iu referuar këtyre burimeve, Harry Kane është shenjestra e tyre.

Perez do të përpiqet të bindë Tottenhamin për të shitur Kane në një marrëveshje 250 milionë eurosh dhe synon të bindë sulmuesin për të lëvizur drejt Madridit. Kane nuk është emri i vetëm që po lidhet me një transferim gjatë verës te Real Madridi si zëvendësues i Ronaldos. Edhe Edinson Cavani i PSG-së, Eden Hazard i Chelseat, Mauro Icardi i Interit dhe Robert Lewandowski i Bayern Munichut janë në listën e dëshirave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?