“Çmendet” Reali i Madridit, bën gati 200 mln euro për yllin e PSG
Serxhio Ramos ka ndezur zërat e merkato para ndeshjes Bajern-Real Madrid: Florentino Perez tashmë është duke punuar befasi për një nënshkrim 200 milionë euro. Dhë ne këtë rast nuk ka të bëjë fare me Herri Kejn, por ka të bëjë me një transferim më të zhurmshëm: Kilian Mbape.
Futbollisti francez është i destinuar për të bërë historinë e futbollit botëror. Verën e kaluar, ai u transferua te PSG pas shkëlqimit te Monako, teksa për të, klubi parisien do të paguaj plotë 180 milionë euro këtë verë.
Fiorentino Perez kërkon që të bind presidentin e PSG-së, se ai do të braktisë ofertën për Nejmar. Gjithsesi do të jetë e vështirë që numri një i klubit francez ta lërë të lirë. Pasi ka formuar një sulm ëndrrash, dhe Mbape është një element shumë i rëndësishëm në të. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

