“Çmenduri” me finalen e Championsit, biletat po shiten me çmime stratosferike

Biletat për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit janë duke u shitur ilegalisht online me çmim mbi 50 mijë euro.

Tifozët e Tottenhamit dhe Liverpoolit do t’i ndajnë 33.226 bileta për ndeshjen finale, e cila zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”, që ka 68.000 vende.

Por, tifozët që kanë mbetur pa biletë në faqen zyrtare të UEFA-s tani po i vërshojnë uebsajtet e palës së tretë për të siguruar biletë për ndeshjen finale. Megjithatë, ata po përballen me çmime prej mijëra eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biletat për ndeshjen e 1 qershorit janë duke u shitur tani edhe në StubHub për një çmim më të lartë se 45 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bileta më e lirë në këtë uebsajt kushton 4.000 euro, por tifozët janë paralajmëruar që biletat t’i blejnë në uebsajte të besueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?