Çmenduri në Torino, prenotohet thuajse i gjithë stadiumi i Juves për sezonin e ri

Afrimi i Cristiano Ronaldos te Juventus ka shkaktuar shumë entuziazëm te tifozët bardhezi, te cilët kanë blerë të gjithë abonimet sezonale për sezonin 2018/19.

Gjatë një deklarate për shtyp, faqja e Juve-s konfirmon se 29,300 abonime, 4,000 prej të cilave premium, janë shitur për sezonin e ri. 95% e tyre janë rinovime nga sezoni i kaluar, me pjesën e mbetur të pjesëtarëve të klubit të tifozëve që ka marrë 5%, çka do të thotë se se për tifozët e tjerë kanë mbetur pak më shumë se 10 mijë bileta për ndeshje.

Bardhezinjtë kanë fituar më shumë se 30 mln euro nga shitjet, megjithëse çmimet janë rritur 30%. Kjo vjen tre ditë pasi Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtari më i ri i Zonjës së Vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?