Collina largohet nga UEFA, një italian i zë vendin për disenjatorin e arbitrave
Nga një italian te një italian. Gjykimi në UEFA do të vijojë të mbetet në dorën e “axurrëve”. Pierluigi Collina, largohet nga posti i krye-dizenjatorit të UEFA dhe në vend të tij do të emërohet Roberto Rosetti, aktualisht përgjegjësi i VAR në Itali.
Në vitin 2010, Collina u morr nga drejtuesit e futbollit në kontinentin e vjetër, me në krye Michel Platini, për të përcaktuar gjyqtarët në ndeshjet e Kupave të Europës.
Gjashtë herë fituesi i çmimit “gjyqtari më i mirë i vitit”, do të vazhdojë të mbajë rolin e presidentit të komisionit të gjyqtarëve të FIFA-s, që e mban që nga viti 2017.
KOHA JONË SONDAZH

