Conte: Eriksen ka luajtur aq sa duhet, në derbi tregojmë se jemi përmirësuar!

Antonio Conte ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të derbit të Milanos, teksa ka folur për gjendjen e skuadrës, kohën e shkurtër të përgatitjes së sfidës dhe mbi të gjitha të formës së sulmuesit Alexis Sanchez.

“Ne kërkojmë të bëjmë maksimumin dhe të fitojmë në çdo ndeshje që luajmë, pasi çdo sukses vlerësohet me tre pikë. Derbi ka vështirësi më të mëdha, pasi kundërshtari është shumë i fortë. E ka mbyllur sezonin e kaluar në mënyrë perfekte dhe e ka nisur shumë mirë këtë aktualin. Megjithatë duam dhe duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, ndonëse e njohim vështirësinë.

Sanchez? Ka ardhur me një problem të vogël muskulor mbrëmë në orën 10 të mbrëmjes dhe sot do të shohim. Mjekët po kryejnë ekzaminimet dhe ne do ta shohim në fushë. Na prej një kalendar mjaft intensiv, ndaj duhet të llogaritim mirë aktivizimin e tij, pasi nuk duam të rrezikojmë asgjë. Megjithatë pres edhe një ndërgjegjësim të vetë lojtarëve në të tilla raste, pasi vetë Sanchez duhet të më thotë nëse do të luajë nesër apo do të presë përballjen e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derbi? Sezoni sapo ka nisur dhe gjatë rrugës do të kemi ndeshje të tjerë të mëdha e të rëndësishme, megjithatë pres që në derbi të tregojmë se jemi përmirësuar akoma. Ne kemi shënuar 113 gola sezonin e kaluar dhe unë do të isha i lumtur po të arrinim sërish të njëjtën shifër. Po shoh që si në Itali, ashtu edhe në Europë, skuadrat luajnë më hapur dhe kanë dëshirë të tregojnë vlerat e tyre. Në Itali kjo tregon se niveli po rritet dhe tani të gjitha skuadrat besojnë se mund të marrin pikë ndaj kujtdo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eriksen? Nuk e di nëse luan pak te Interi, por unë mendoj se ka luajtur aq sa duhet. Unë marr disa vendime për të mirën e skuadrës. Megjithatë jam shumë i kënaqur për mënyrën se si Eriksen po integrohet te Interi dhe kontributin që po jep. Shpresoj që edhe ai të jetë i kënaqur që po punon me ne, pasi në një sezon të tillë, do të ketë hapësira për të gjithë. Megjithatë unë mendoj se Eriksen ka luajtur mjaftueshëm për të treguar vlerat e tij, ashtu si edhe lojtarët e tjerë”, deklaroi Conte.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?