FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte ndryshon totalisht Interin, ja si pritet të jetë formacioni

Antonio Conte pritet që të bëjë një mini-revolucion tek Interi, nëse do të marrë drejtimin e kësaj skuadre gjatë kësaj vere. Skema e preferuar e Contes është 3-5-2, teksa nga ky ndryshim do të preken jo pak futbollist.

Godin do t’i bashkohet De Vrij dhe Skriniar, zikaltrit nuk do të kenë më nevojë për një lojtar tjetër në atë pozicion.  Miranda do të largohet, ndërsa D’Ambrosio do të jetë rezerva e treshes së titullarëve, por mund të aktivizohet në krah në rast se do të ishte e nevojshme.

Conte-s i duhen lojtarë cilësorë në krahë. Danilo do të jetë përforcimi i parë. Inter do ta blejë nga Manchester City për 15 milionë euro dhe lojtari do të fitojë 3,5 milionë euro në sezon. Darmian dhe Emerson Palmieri janë gjithashtu në listën e dëshirave të Conte-s. Icardi rrezikon dhe Conte ka kërkuar blerjen e Romelu Lukaku-t nga Manchester United. Alternativa e parë e belgut është Edin Dzeko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?