Conte shkon me urgjencë në spital, do të operohet
Sporti E Mërkurë, 1 Shkurt 2023 14:44
Antonio Conte duhet të operohet. Lajmin e ka dhënë klubi i Tottenham, duke sqaruar se trajneri italian pati dhimbje të mëdha barku dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit.
“I gjithë klubi i uron shërim të shpejtë”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit londinez.
Nuk dihet se kur do të kthehet Conte në stol, por duket e pamundur që të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Manchester City-it, ditën e diel.
KOHA JONË SONDAZH

