FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Courtois prezantohet te Reali: Përmbusha ëndrrën që kisha që kur isha i vogël

Thibaut Courtois është prezantuar ditën e sotme në Madrid nga presidenti Fiorentinio Perez, i shoqëruar edhe nga familja e tij. Ai është shprehur mjaft i lumtur për aventurën e tij të re. Ai do të jetë për 6 sezone me fanellën e kryeqytetasve spanjoll.

“Sot përmbush një ëndërr. Nuk e imagjinoni sa i lumtur jam. Ata që më njohin e dinë sa kam punuar që të mbërrij këtu. Kam ardhur në klubin më të mirë në botë dhe kjo është një përgjegjësi. Falenderoj Realin që ka bërë të mundur që të mbërrij këtu.

E kam ëndërruar këtë moment që fëmijë. Kam luajtur kundër Realit si kundërshtar dhe e di çdo të thotë. Sot jam njeri nga ju”, përfundoi Courtois. Belgu ka qenë pjesë e Atletico Madrid, që është rivali i qytetit të klubit merengues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?