CR7 rekord 5 gola ndaj Granadas, Messi nuk i “përgjigjet”, Barça +4

Barcelonës i mjaftoi një gol i vetëm, që u shënua nga Jeremy Mathieu ndaj Selta Vigos për të marrë fitore dhe tre pikët, duke mbajtur distancën në krye të klasiifkimit spanjoll nga Real Madrid, me katër pikë pas ndeshjeve të javës së 29-të. Për katalanasit nuk shënuan as Messi, as Suarez dhe as Neymar, megjithatë i vlejti fitorja, ndërkohë që Reali shënoi një rezultat të pabesueshëm, në një ndeshje që ndpsjhta ia vjelti më tepër Cristiano Ronaldos, për të treguar se e meritonte Topin e Artë.   Për Los Blancos ka menduar Cristiano Ronaldo, i cili me 5 golat e tij në fitoren 9-1 ndaj Granadas, vendosi  rekord dhe tërhoqi natyrshëm të gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.- “Një Cristiano rekordesh” shkruan në Francë “L'Equipe”, ndërsa e përditshmja gjermane "Bild" vendos zërin e tifozëve në titullin: Madridi thërret Ro-Ro-Ro-Ronaldo. Më dramatike bëhet “The Guardian” në Angli që shkruan “Cristiano shënon 5 gola në masakrën ndaj Granadës”, ndërsa jehona përtej kontinentit europian transmetohet me ngjyra festive nga "Globoesporte" në titullin e saj "Pashkë me manita". Në vendlindjen e Messit, pra në Argjentinë, e përditshmja "Canchallena" shkruan se Reali është rikthyer në origjinë në lajmin që e transmeton me titullin “Reaksion Merengues”.  Ronaldo i ka bërë të gjithë te Reali që të ndiejnë ngrohtësinë e pranverës, pas atij dushi të ftohtë 2 javë më parë në Camp Nou. – “Nuk kam ç'të them më për Ronaldon”, komentoi trajneri Carlo Ancelotti pas festivalit të golave me Granadën sepse në të vërtetë i ka thënë të gjitha. Cristiano komandon sërish në La Liga me 36 gola, kundrejt 32 të Leo Messi. Atletico Madrid fitoi 2-0 ndaj Cordoba dhe mban vendin e tretë. Valencia barazoi pa gola me Vilarealin në ndeshjen tjetër dhe mban e katërt, ndërsa Sevilja fitoi 2-0 ndaj Atletico Bilbao, dhe ndodhet katër pikë larg Valencias, ose e thënë ndryshe zonës Champions. Beteja për titull është e qartë se po zhvillohet mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërsa tre ekipet e tjera synojnë dy vende në Champions League.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?