Cristiano Ronaldo do të sfidojë Lionel Messin më 17 janar
Transferimi i Ronaldos tek Al Nassr u duk se do t’i jepte fund duelit me Messin. Megjithatë, kjo përballje e dy lojtarëve më të mirë në vitet e fundit duket se nuk ka përfunduar ende.
PSG ka bërë me dije se më 17 janar do të udhëtojë në Doha, e më pas në Riad ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore me lojtarët më të mirë të përzgjedhur nga Al Hilal dhe Al Nassr. Në këtë përballje pritet të vihen sërish kundër njëri tjetrit Lionel Messi dhe Crisitano Ronaldo.
Ndeshja do të zhvillohet në King Fahd Stadium më 19 janar. Gjithçka është bërë publike nga vetë klubi parizien dhe tashmë pritet të njoftohet nëse Lionel Messi do të udhëtojë me ekipin.
KOHA JONË SONDAZH

