Cristiano Ronaldo harron Realin, shet gjithçka në Spanjë
Cristiano Ronaldo kërkon që të lërë pas çdo gjë në Spanjë dhe sipas gazetës “The Correio do Manha”, ai ka bërë plane për të ardhmen e tij. Me një titull tronditës “Ronaldo shet gjithçka në Spanjë”, gazeta portugeze ka siguruar se Cristiano Ronaldo ka ndërmend t’i japë fund problemeve të tij me zyrën spanjolle të taksave.
Lojtari portugez duket se po ndjek të njëjtin model si në vitin kur ai u largua nga Manchester United. Cristiano Ronaldo u shkëput nga rezidenca e tij në Mançester në një operacion që konsistoi në shitjen e pronave, nga të cilat ai fitoi 20 milionë euro. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe tani. Ai do të shesë shtëpinë luksoze në La Finca, të cilën ai e ka publikuar në rrjetet sociale dhe se sipas Correio do Manha prona ka më shumë se 4.000 metra prej të cilave 950 janë sipërfaqe e ndërtimit.
Futbollisti i Juventusit ka edhe 22 automjete, të cilat janë të destinuara për t’u larguar nga Madridit. Makinat do të shpërndahen në Portugali, Funchal, El Algarve, Lisbonë dhe Sierra de Geres, ndërkohë që të tjerat do i marrë me vete në Torino. Shtëpia e re e Cristianos siç e kemi parë tashmë duket të jetë një vilë e mrekullueshme prej 1000 metrash, prej të cilave 200 janë për 8 dhomat e gjumit në tre kate, një pishinë dhe shumë pajisje të tjera, duke përfshirë dy hyrje sekrete për të siguruar që shtëpia të jetë një “bunker” për paparacët. Rezidenca ndodhet në Strada San Vito Revigliasco, në kodrën e Torinos. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

