Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventusin, kërkon 20 milionë euro
Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur që ta padisë Juventusin lidhur me disa pagesa që klubi i ka mbetur borxh atij.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez – i cili kaloi tre vjet në Torino – po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID.
Këto paga të shtyra janë pjesë e “manovrave të pagave” tashmë famëkeqe të Juventusit, të cilat janë vazhdojnë të jenë objekt i çështjeve ligjore.
Pasi kërkoi dokumentet përkatëse në Prokurorinë Publike të Torinos, Ronaldo tashmë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit, duke i shkaktuar një tjetër “dhimbje koke” klubit italian.
KOHA JONË SONDAZH

