FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo la një bakshish të frikshëm në resortin grek

Cristiano Ronaldo ka festuar transferimin e tij nga Real Madrid te Juventus, duke lënë një bakshish shumë të madh për stafin që i kishte shërbyer në resortin grek ku po qëndronte në pritje të mbylljes së marrëveshjes me klubin italian.

Ylli portugez po qëndronte me familjarët e tij në resortin luksoz “Costa Navarino” në rajonin e Peloponezit pas eliminimit nga Kupa e Botës. Sipas “The Sun”, ai ka mbetur aq i kënaqur nga shërbimi që i kanë bërë në këtë resortin turistik, duke e ndihmuar të evitonte edhe paparacët e shumtë gjatë kësaj periudhe, sa që ka lënë një çek të madh si bakshish për t’i falënderuar kur u largua drejt Italisë për t’u prezantuar si futbollisti i ri i Juventusit.

Ai ka lënë bakshish një shumë prej 20 mijë eurosh për punonjësit e hotelit dhe i ka kërkuar stafit drejtues të resortit që kjo shifër t’i shpërndahej në mënyrë të barabartë të gjithë punonjësve, në shenjë falënderimi për përkujdesjen ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?