Cristiano Ronaldo nuk e ndjekë më Realin në rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo është një nga personazhet e kësaj vere, pasi ka bërë një transferim të bujshëm te Juventusi, duke u larguar pas 9 vitesh plot suksese nga Real Madridi. Në Torino ai është tashmë një idhull, edhe pse nuk ka debutuar ende me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Si zakonisht, portugezi po fillon t’i njohë mirë shokët e tij të rinj dhe ka kryer një praktikë shumë të zakonshme në këto raste, duke ndjekur lojtarët e ekipit në rrjetet sociale, si në Instagram. Deri tani çdo gjë është normale, por gjëja qesharake është se, në të njëjtën kohë që ka filluar të ndjekë shokët e tij të skuadrës, trajnerin e tij të tanishëm dhe profilin e Juventusit, ai nuk ndjek më ish-klubin e Real Madridit.

“Topi i Artë” i tanishëm vijon të ndjekë ish-shokët e tij te Real Madridi, si dhe trajnerët e mëparshëm, që ka pasur gjatë karrierës së tij, si Carlo Ancelotti apo Zinedine Zidane, përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?