Crotone kërkon zyrtarisht të shtyhet debutimi i Ronaldos në Seria A
Gjithçka është gati dhe të shtunën më 18 gusht në “Bentegodi”: Chievo-Juventus do të nisë kampionatin e Serie A dhe do të nisë aventurën e Cristiano Ronaldo në kampionatin italian. Që nga dita që u hodh kalendari ishte e gjitha vëmendja është te debutimi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Por kujdes: kjo e shtunë që do të shënohet në historinë e “CR7” mund të mbetet kështu, një datë e shkruar në kalendar, pa asnjë event!
Pikërisht kështu për shkak të problemeve të Chievo, nën shënjestrën e drejtësisë sportive për bilancet financiare, Crotone, klubi që synon të marrë vendin e ekipit nga Verona, ka kërkuar zyrtarisht që dy javët e para të Chievo në Serie A të mos zhvillohen, deri në pritje të vendimit përfundimtar. Nëse kjo kërkesë do të pranohet atëherë “Bentegodi” do të rrijë i mbyllur më 18 gusht dhe Cristiano Ronaldo duhet të qëndrojë në Torino dhe të vazhdojë të stërvitet me shokët.
Mbetet të shohim se cili do të jetë vendimi i Federatës Italiane të Futbollit për këtë rast.
KOHA JONË SONDAZH

