Crystal Palace i shkakton humbjen e parë Tottenhamit, e mund thellë (VIDEO)
Tottenham pëson humbjen e parë sezonale në Premier League dhe e bën në mënyrën më të turpshme. Skuadra e Espirito Santo është mundur 4-0 në derbin ndaj Crystal Palace.
Dëmtimi i Dier në pjesën e parë dhe dalja me karton të kuq e Tanganga në fraksionin e dytë ja bëri më të thjeshtë Palace që të dominonte. Zaha zhbllokoi me penallti rezultatin në minutën e 75-të.
Edouardo shënoi dy golat e tjerë për vendasit duke i dhënë goditjen e parë Tottenhamit në këtë sezon, teksa deri më tani “Spursat” ishin ekipi i vetëm me 3 fitore në 3 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

