Cungu: Na duhet ndeshje perfekte me Qarabag, ja “sekreti” si mund të kalojmë …
Trajneri Armando Cungu thotë se Kukësi duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte për të kaluar në turin e tretë të UEFA Champions League. Përballë është Qarabag, një emër i madh dhe për më tepër vjet ka qenë pjesë e fazës së grupeve të Champions, megjithatë ky fakt nuk e shqetëson trajnerin. Ai beson se në rast se nënkampionët e Shqipërisë nuk i lënë hapësira kundërshtarit kanë shanse për të kaluar më tej, edhe pse e di se është tepër e vështirë.
“Mund të ndodhë çdo situatë. Natyrisht ne dëshirojmë ta zgjidhim ndeshjen brenda 90 minutave. Ne jemi të përgatitur për çdo situatë. Në futboll nuk i dihet asnjëherë. Ne do përpiqemi që të marrim një rezultat pozitiv. Rezultati ka rëndësi mbi të gjitha. Mund të luajmë 80 minuta mirë dhe në fund të shkatërrojmë gjithçka me një gabim. Ne do të përpiqemi të mos gabojmë.
Nuk është hera e parë për ne që luajmë në një stadium të tillë. Kemi luajtur gjithnjë në stadiume ku ka pasur shumë tifozë. Lojtarët e mi janë profesionistë. Nuk ka asnjë problem për ne. Për 6 vitet e fundit ne kemi qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës. E dimë se do të ndeshemi me një skuadër të madhe si Qarabag. Ne përfaqësojmë të gjithë Shqipërinë këtu”, deklaroi Cungu para ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

