Cungu shpërthen ndaj gjeorgjianëve: Nuk jemi politikanë, kemi ardhur për të luajtur futboll
Trajneri i Kukësit, Armando Cungu ka folur para mediave në prag të ndeshjes së parë në Europa League ndaj Torpedos. Verilindorët kanë hasur në problem të shumta gjatë udhëtimit, ndërkohë që Edis Maliki dhe Valon Ethemi nuk janë pajisur me vizë. Probleme ka pasur edhe me Malokun, që fatmirësisht është pajisur me vizë dhe i është bashkuar skuadrës.
“Ju thashë, ne nuk vijmë këtu si politikanë. Ne nuk na intereson dhe nuk e dimë çfarë i përket situatës politike. Nuk e di ku qëndron problemi me qeverinë tuaj. Ne jemi skuadër futbolli, vijmë për të luajtur dhe për të shtrënguar duart. Njerëzit nga Maqedonia janë njerëz të botës së lirë, ne mund të marrim lojtarët nga të duam. Nëse qeveria juaj nuk e njeh Kosovën, ata mund të lëshojnë vizën për 2 ditë, dhe më pas ata do kthehen.
Ju thatë që Torpedo e ka organizuar ndeshjen shumë mirë, por policia nuk e ka lejuar autobusin të parkohet në aeroport. Policia nuk na ka lejuar të afrohemi me autobusin. Nuk dua të flas më për këtë, pasi edhe udhëtimi për në hotel duhej të shoqërohej me polici. Gjithsesi, nëse flasim për vendin tuaj, mund të rrimë deri nesër, por unë kam një punë për të bërë”, deklaroi Cungu.
KOHA JONË SONDAZH

