FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cungu: Tirana më atraktive, por kjo gjë nuk na fut në “siklet”

Fundjava në Kategorinë Superiore do të sjellë super ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës. Në prag të duelit ka folur edhe Armando Cungu, vlerësoi rivalët dhe theksoi se nuk do të ketë eksperimente si në Kupën e Shqipërisë.

“Tirana është një ekip tjetër këtë vit, është më atraktive dhe e qetë. Po merr edhe rezultate. Gjithsesi kjo nuk na fut në presion apo siklet, apo të kemi frikë nga kundërshtari. Të gjithë janë të njëjtë, tre pikë vlen çdo ndeshje. Duhet djersijmë fort për të fituar me çdo ekip, ia lëmë fushës, kam besim te djemtë. Sa i takon sistemit të lojës, nesër do të vendosim përfundimisht. Kushdo që luan do japë më të mirën për grupin. Këtë e kemi bërë edhe herët e tjera dhe do e bëjmë nesër.

Bëmë disa eksperimente në Kupë me formacionin dhe modulin. Ishte edhe e detyrueshme duke ditur që na duhej kualifikimi. Nuk do thoja që e arritëm në vështirësi, 2-0 është rezultat i pastër. Dominuam në të dyja ndeshjet, nuk rrezikuam kualifikimin. Ata vetëm na e bënë të vështirë të shënonim. Sa i takon Tiranës, na duhen tre pikët. Objektivi ynë është që të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Jemi stërvitur mirë dhe tani na duhen pikët. Ka ikur koha e lojërave të bukura e pa rezultate, pikët kanë rëndësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam arsye të jem i tensionuar. Gara është e gjatë do punojmë njëlloj. Pesë pikë duken shumë, por nuk do të jenë asgjë. Më keni pyetur edhe kur kundërshtari ka qenë 11 ose 12 pikë dhe quhej kampionati i mbyllur e nuk flitej për rivalitet. Në fakt e mbyllëm me tre pikë. Siç gabuam ne, gabuan edhe ata. Me rëndësi është të jemi të qetë dhe të vazhdojmë njëlloj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka nevojë për reklamë, emri dhe karriera flasin vetë për Valdet Ramën. I duhet pak kohë të kapë ritmin dhe të ambientohet. I duhet dhënë pak kohë. Nuk ka ndonjë gjë për të shqetësuar. 4-4-2 e kemi provuar edhe më parë. Rrethanat e lojës të bëjnë të luash ashtu. Nuk është e thënë se do e nisim dhe do e mbarojmë me një sistem loje. Kjo varet nga kundërshtarët.

Sa i takon mesfushorit Ethemi, ka bërë një kampionat shumë të mirë, ka ardhur në rritje. Me të drejtë e evidentoni dhe do vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit. Do na ndihmojë. Po gëzon moment të mirë dhe besoj tek ai. Do të jetë titullar dhe shpresoj të vazhdojë të shënojë, pasi javët e fundit ka rezultuar efikas për ne”,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?