Da Silva jashtë dueleve me Astanën, drejt “divorcit” me skuadrën e Partizanit
Viktor Da Silva është kthyer në një çështje te Partizani. Braziliani nuk është përfshirë në listën e federimeve për dy ndeshjet e play-off ndaj Astanës. Lojtari nuk do të jetë nën urdhrat e Zoran Zekiç e me shumë gjasa sulmuesi anësor do të largohet nga të kuqtë për të nisur një eksperiencë të re në një tjetër klub.
Lojtari edhe kur ishte pjesë e ekipit, nuk ka qenë ndër të preferuar e trajnerit Zekic si titullar, duke luajtur nga minuta e parë vetëm në dy përballjet e turit të parë të Champions League ndaj Bate Borisov dhe më pas në katër ndeshjet e tjera europiane përfundoi në stol.
Nga ana tjetër, në listën e të kuqve figuron afrimi më i fundit, mbrojtësi Altin Bytyçi. 22-vjeçari, u transferua nga Kukësi me verilindorët që përfituan 30 mijë euro nga kjo lëvizje.
KOHA JONË SONDAZH

