FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Daily Mail”/ Real Madrid bën gati 170 milionë euro për Hazard

Real Madrid po kërkon një yll të ri pas largimit të Cristiano Ronaldos. Sipas “Daily Mail”, merengues është duke përgatitur 170 milionë euro, dhe do ia prezantojë edhe zyrtarisht Chelsea-t. Futbollisti belg ka edhe dy vjet kontratë me klubin anglez, por ata nuk kanë mundur që ta bindin për të rinovuar kontratën, edhe pse i kanë ofruar (17.6 milionë euro në vit).

Në javët e fundit Hazard, është kthyer në një objektiv primar për madrilenët pas Neymar dhe Mbappe, ndërkohë që edhe vetë futbollisti është i gatshëm për të veshur fanellën e spanjollëve. Para fillimit të Botërorit ai thumboi londinezët: “Nuk e di nëse do të kemi një trajner të ri, apo se kush do të jenë lojtarët e rinj për sezonin e ardhshëm”.

Ndërkohë gjatë Kupës së Botës, ai ka dhënë një intervistë për L’Equipe: “Fanella e Real Madridit është e veçantë, por unë jam mirë edhe me fanellën blu të Chelsea-t, ndaj nuk më intereson që të largohem”, deklaroi Hazard. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?