FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja: Arbitrat po prishin ndeshjet, kështu shkojmë vetëm pas

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Strategu i njohur theksoi se gjyqtari Alla veproi gabim që nuk akordoi 11-metërsh në kohën shtesë.

“Nuk jam i zhgënjyer fare. Rezultati është pjesë e futbollit. Vetëm 15 minutat e para kemi pasur 10 situata për gol. Kemi provuar për ta çuar rezultatin drejt 2-0. Mund të më thoni sa lojë efektive u bë? Nuk m’u dukën korrekte as minutat shtesë.

Janë 2 ndeshje brenda 3 ditësh. T’i japin të montuara edhe shikoni  çfarë ka bërë Olsi Sokoli e çfarë ka bërë ky sot. Unë nuk jam kundër Tiranës, jam më tiranas se ju. Por jam për futbollin. Në qoftë se do ketë këtë menaxhim të gjyqtarëve, nuk do shkojmë para, por do shkojmë mbrapa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Episodi? Nuk kam pretendime për asnjë gjë, kam pretendime vetëm për t’u luajtur futboll. Nëse do ketë aq shumë ndërprerje nuk ka më futboll. Futbolli është i bukur sepse brenda ka dyluftime, por kur brenda 4 ditësh shohim arbitra që nuk dimë të menaxhojmë në të mirë të futbollit, kjo e prish garën”, deklaroi trajneri Daja pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?