Daja: E morëm lehtë me Lushnjën, shpresoj ta mbajmë Soue për të mësuar shqipen
Skënderbeu ka fituar në Lushnjë me rezultatin 2-4, por rrezikoi që të pësonte një tjetër humbje. Trajneri Ilir Daja duke folur pas ndeshje u shpreh se ekipi i tij e kishte marrë lehtë ndeshjen, ndërkohë që ai shprehu dëshirën që Soue të qëndrojë sa më gjatë me korçarët.
“Shpërdoruam raste, jo sepse ishim nervozë, por ngaqë e kishim marrë lehtë. Folëm në pushimin mes pjesëve. Goli do grintë, jo akademizëm. Lushnja na ka barazuar edhe në fazën e dytë. Duhet të kishim luajtur edhe në pjesën e parë si në të dytën. Nuk jemi mirë nga ana psikologjike për shkak të vendimeve të UEFA-s. Nuk është e lehtë të performosh në vazhdimësi në maksimum. Shpresojmë në një tjetër vendim në CAS.
Ka bërë shumë mirë, është pretendent për Këpucën e Artë. Siç na ka ndihmuar Soue edhe skuadra e ka ndihmuar shumë sulmuesin, që me pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Duhet të kemi vazhdimësi, sepse është qendërsulmuesi ynë kryesor. E ka ai në dorë, e kam përballë dhe s’dua të më dëgjojë. Sa më shumë të qëndrojë në Superiore, aq më mirë do ta mësojë shqipen”, tha Daja pas fitores në Lushnjë.
KOHA JONË SONDAZH

