Daja e pranon: Tirana pranë kualifikimit, na ndëshkuan gabimet
Trajneri i Flamurtarit Ilir Daja e pranoi se Tirana me fitoren 2-0 që mori në kryeqytet është shumë afër kualifikimit për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ai preku edhe dy tema shumë të nxehta atë të Danilo Alves i cili nuk është kthyer më në skuadër teksa me një ironi vrastare trajneri e përjashtoi përfundimisht nga skuadra sulmuesin brazilian ndërkohë që preku edhe temën e një dorëheqjeje të mundshme të tij duke mohuar gjithçka.
“I jep Tiranës një hap drejt kualifikimit. Megjithatë, kishim edhe mungesa. Kemi marrë 2 gola në goditje standarde. Pjesë e lojës janë edhe gabimet. Te goli i parë jemi kujdesur vetëm për trajektoren e topit. Është e mundur që në ndeshjen e kthimit të provojmë gjithçka për gjithçka.
Në të 2 drejtimet mund të shkojmë mirë. Sot kemi bërë hap jo të mirë, por s’kemi çfarë të humbasim. Duke pritur edhe rikthimin e lojtarëve. Do të zgjidhim diçka më ndryshe. Do të thoja që si teknik nuk më takon të kthej përgjigje. Në fund të gjitha drejtohen nga sistemi nervor. Sigurisht që rendimenti do të ishte tjetër.
Problemet me pagat? Do të thoja që si teknik nuk më takon të kthej përgjigje. Në fund të gjitha drejtohen nga sistemi nervor. Sigurisht që rendimenti do të ishte tjetër. Danilo Alves? Nëse kthehet do ta bëjmë gati për në fund të kampionatit”, deklaroi Ilir Daja, i cili nuk pranoi të fliste për një dorëheqje të mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

