Daja: Nuk besoja se do të humbnim edhe pse me lojtarë stoli

Skënderbeu pësoi një humbje të papritur sot në shifrat 3-1 ndaj Teutës, teksa edhe vet trajneri Ilir Daja është shprehur pas ndeshjes se nuk e priste këtë rezultat.

“Skënderbeu futet në çdo ndeshje për fitore por pas fitimit të titullit dhe pas festës në stërvitje, nuk mendoja se do humbnim edhe pse futa lojtarë stoli. Pësuam gol me goditje standarde që ndryshoi gjërat. Por kam pasur më shumë kohë për të parë futbollistët që mund të bashkohen me skuadrën për të na ndihmuar në të ardhmen.

Rekordi 84 pikë? Nuk e dija këtë rekord por unë kam thënë që do t’i jepet mundësi atyre futbollistëve që kanë pasur më pak minutazh pasi kemi bërë shumë ndeshje në kampionat, Europë e Kupë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është ndeshje që ia kaloj përgjegjësitë lojtarëve. Përderisa këta lojtarë janë të Skënderbeut, do të thotë se unë kam dhënë “Ok” për të qenë pjesë e Skënderbeut. Por impenjimi në Europë dhe kampionat, ka bërë që ata të kenë pak minuta. Ne e kemi për detyrë që të punojmë me to më shumë edhe individualisht”, deklaroi Daja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?