Daja: Skenderbeu i fortë, por do të bëjmë dhe merkato

Vetëm 1 ditë pas miqësores ndaj Bursasporit që përfundoi në barazim pa gola, Skënderbu iu rikthye stërvitjes duke zhvilluar seancën e radhës në Antalya të Turqisë, vendgrumbullim që është përzgjedhur nga drejtuesit e klubit korcar për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit. Këtë të Hënë në Antalya, me skuadrën u bashkua edhe sulmuesi i Hamdi Salihi,ndërkohë që në provë te Skënderbeu janë afruar tre futbollistë të rinj, rumuni Cornel Petrescu si dhe dy 19-vjecarët e talentuar kanadezi Hanson Bokai dhe nigeriani Charles. Trajneri Ilir Daja i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e kampionëve, është i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion por një prononcim ekskluziv për Supersport nga Antalya, 50-vjeçari kryeqytetas nënvizoi se pret diçka edhe nga merkato.

“Jam i kënaqur me përgatitjet duke filluar  nga kushtet që janë optimale, është kompletuar edhe grupi, me ardhjen e Salihit. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë që ka fituar 6 tituj kampion radhazi. Por natyrisht kemi nevojë për përforcime pasi kampionati është i gjatë dhe duke patur parasysh që objektivi ynë është titulli kampion, duhet një grup i kompletuar me 2 alternativa për çdo repart, sepse kampionati ka dhe skualifikime apo dëmtime”.

Ndaj Bursasporit, Skënderbeu zhvilloi miqësoren e parë në tokën turke. Një barazim 0-0 ndaj një skuadre shumë të fortë të Superligës turke. Daja ka mbetur i kënaqur nga  paraqitja e skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Në ndeshjen miqësore ndaj Bursasporit e kemi trajtuar në dy plane. Skuadra u paraqit mirë, më pëlqeu paraqitja e lojtarëve në aspektin individual, kjo edhe për faktin se bashkëpunuam mirë si skuadër. Disa lojtarë i njoh, pasi i kam stërvitur edhe vetë por i kam patur dhe kundërshtarë, por është tjetër gjë ti stërvitësh vetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Antalya kampionët e 6 viteve të fundit, do të zhvillojnë dhe dy takime të tjera miqësore ndaj dy skuadrave azere Sumqaiyt dhe Qarabagut të Ansi Agollit. Në këto dy sfida por edhe në vazhdimësinë e sezonit, objektivi i Dajës është  që skuadra të përmirësohet në sulm.

” Do të mundohem të zhvillojmë një futboll më sulmues, por për ta bërë dicka të tillë ,lojtarët duhet të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre sulmuese dhe ato mbrojtëse. Shpresojmë që me rifillimin e kampionatit skuadra ta gjejë me më tepër lehtësi golin, po punojmë në këtë aspekt dhe mendoj se do t’ia arrimë qëllimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?