Daja: Vendimi i CAS ogur i mirë për vazhdimësinë, ta mbyllim shpejt kampionatin
Trajneri Daja ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës ndaj Kamzës. Strategu i njohur nuk mund të evitonte vendimin e CAS për t’i rikthyer titullin e sezonit 2015-16, ekipit të tij.
“E nisim këtë konferencë me lajmin pozitiv për tifozët, për rikthimin e titullit kampion të sezonit 2015-16. Këto çështje i di zyra e avokatisë që po ndjek çështjen dhe nuk me takon mua ti analizoj por mendoj se ky vendim pozitiv nga CAS është ogur pozitiv për vazhdimësinë. Vendimi i parë nga UEFA ndikoi dukshëm në lojën e ekipit dhe sigurisht ky vendim i ardhur sot është bonus ku lojtarët do tentojnë të bëjnë realitet një ëndërr më të madhe se ajo që kemi arritur deri më sot”.
Kamza? E kemi vlerësuar maksimalisht pasi është i vetmi ekip që na ka marre dy barazime. Gjendja psikologjike e ekipit është mjaft pozitive pas spektaklit në Vlorë por duhet të djersinim shumë për të vazhduar ecurinë pozitive.
Diferenca e pikëve? Ne i kemi marrë ndeshjet një e nga një. Nesër duhet të fokusohemi për të marrë 3 pikshin e radhës. Nuk na intereson diferenca, ajo që ka rëndësi është të mbyllim kampionatin sa më shpejt”.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse ka ndonjë mesazh për tifozët, trajneri Daja u përgjigj: “Duhet të bëjmë atë që kemi bërë deri më tani të gjithë bashkë, të ecim para drejt sukseseve të tjera. sepse ky qytet e meriton”.
KOHA JONË SONDAZH

