Dalic: Kroacia nuk është rastësisht në gjysmëfinale, tani të argëtohemi

Kroacia nuk dëshiron të trajtohet si një ekip inferior në mesin e katër kombëtareve më të mirë në botë. Për ta vënë në dukje, para gjysmëfinales ndaj Anglisë, trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic është shprehur se lojtarët e tij janë deri në këtë fazë se e meritojnë.

“Nuk mendoj se kemi shkuar përtej pritshmërive, pasi shumë lojtarë të Kroacisë luajnë me klube të mëdha evropiane si Real Madrid dhe Barcelona Është e vërtetë se Kroacia nuk e ka treguar potencial e vet në vitet e fundit, por duke marrë parasysh cilësitë e ekipit tim, nuk është e çuditshme që ne jemi në katër të parët dhe tani nuk duam të humbim këtë shans për të hyrë në histori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësisht nga rëndësia e sfidës së nesërme në Moskë, Dalic nuk ndjen ndonjë presion të veçantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi analizuar të gjitha ndeshjet e Anglisë dhe i dimë rreziqet që do na sjellin pas Islandës, Danimarkës dhe Rusisë. Do të jetë një kundërshtar i ndryshëm, ndaj duhet të jemi më të kujdesshëm.  Por nuk ka arsye të jemi nervoz ose të ndjejmë presion. Ne jemi këtu për të shijuar jetën, për të luajtur një futboll të mirë. Rezultati do të jetë ai që do të jetë”, deklaroi Dalic. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?