Dalipi: Kanë ndikuar oshilacionet, nuk jemi dorëzuar për Europën
Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, mendon se në barazimin ndaj Luftëtarit ka ndikuar luhatjet e vazhdueshme që ka patur skuadra e tij në këtë sezon. Strategu i të kuqve nuk e ka bërë dramë rezultatin, teksa ka theksuar se ekipi i tij do të luftojë deri në fund për një vend në Europa League.
“Kishim një javë shumë të shkurtër për të punuar, vinim pas një humbje të rëndë. Djemtë punuan, por kaq kohë kishim. Pas pjesës së parë folëm me lojtarët, biseduam se duhet të ishim të kujdesshëm se nuk ka mbaruar asgjë. Nuk dua të bëj fajtorë lojtarët, por oshilacionet e vitit si duket futen ekipin në trysni dhe ndjeu ngarkesën e sezonit. Morëm rezultat pozitiv, e vërtetë që na largon nga lufta e vendit të tretë. Nuk që e thënë, por kemi tre ndeshje të tjera, kemi një javë shumë të vështirë me Vllazninë që luan për mbijetesë.
Duhet të kemi moralin në rregull. Komplimentoj lojtarët, ky është futbolli dhe të vjen keq që nuk morëm më shumë se një barazim. Lojtarët duhet të ndjejnë ndeshje të kësaj rëndësie për të dhënë gjithçka, duhet punuar që 3 pikët janë të njëjta si me Luftëtarin, ashtu edhe me skuadrat e tjera. Do të luftojmë deri në fund për Europën, se është i vetmi objektiv që shpëton sezonin me shumë probleme. Dihet që Vllaznia e vështirë, por kemi objektiv madhor. Shpresojmë të bëjmë diçka për tifozët për ndeshjen e kthimit. Kemi nevojë për ta në ndeshjen me Vllazninë”.
KOHA JONË SONDAZH

