Dalipi shpërthen: Kjo fanellë vlen më shumë se kushdo, lojtarët duhet ta meritojnë!

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, beson se sot ndaj Partizani nuk u shfaq Partizani i vërtetë. Megjithatë, në fjalët e tij për “Gol pas Goli”, strategu i njohur nuk i kurseu kritikat.

“Patjetër që mungesat e bënë më të vështirë se të lëvizësh shumë lojtarë në fushë në një ndeshje kaq të rëndësishme nuk është e lehtë. Mungesën e Ibrahimit u munduam ta plotësojmë më Prognin, por linja e prapavijës duhet të ketë mentalitet të tillë. Nuk është se bëri keq, por humbëm para nga eksperienca e tij. Në momentin e fundit erdhi lajmi se Belica nuk aktivizohej dot, u mundova të karikoja Atandën, i cili nuk luajti keq, por koha e gjatë jashtë fushës bëri që të mos merreshin vesh mirë sot. Belica me Gojkoviç, falë gjuhës, komunikojnë edhe në fraksion sekonde, ndikon, si në rastin e Gurit.

Para ndeshjes u thashë lojtarëve që të jemi me këmbë në tokë, nuk kemi fituar asgjë, kemi fituar betejën por jo luftën. Kam punuar gjatë javës për të ulur euforinë, por ajo ndjesi jo e mirë mu shfaq sot në minutat e para. I porosita që terreni nuk na lejon, të mundohemi të bëjmë luftë, të dalim te ajo që dimë më të mirë, si për meritë të Kukësit që shfrytëzoi më së miri episodet standarde duke kaluar dy herë në avantazh që futi në vështirësi skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë u mundova ta zgjoj ekipin, e ritheksoj, nuk është kjo fytyra e skuadrës tonë, nuk shfaqëm asgjë sot në asnjë lloj aspekti. Më vjen keq që lojtarët me eksperiencë duhet ta meritojnë, se kjo fanellë vlen më shumë se kushdo, duhet ta meritojnë edhe ata që dolën, duhet ta tregojnë me punë jo me fjalë. U bëj thirrje që duhen vepra, jo 5 javë mirë, e 1 javë të ulësh ritmin. Luftëtarët vazhdojnë ritmin’, tha Dalipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?