Dani Alves i ofron para 23-vjeçares që akuzohet se e ka përdhunuar
Dani Alves i ka ofruar para në këmbim të tërheqjes së denoncimit. Këtë e bën të ditur avokati i 23-vjeçares që e akuzon brazilianin për tentativë përdhunimi në një festë të zhvilluar mbrëmjen e 30 dhjetorit në një pub të Barcelonës.
Ester Garcia Lopez nuk i pranon paratë e ish-mbrojtësit të skuadrës katalanase, aktualisht në paraburgim në pritje të gjykimit. Mbrojtësi i saj ligjor thekson se vajzës nuk i interesojnë në asnjë mënyrë paratë por ajo dëshiron që lojtari, aktualisht pjesë e Pumas në Meksikë, të vuajë dënimin për dhunën e ushtruar ndaj saj.
Avokati shton se 23-vjeçarja u është nënshtruar të gjitha analizave në spital për të identifikuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme pasi ka bërë me dije në polici se Alves nuk përdori mjete mbrojtëse gjatë tentativës së përdhunimit.
KOHA JONË SONDAZH

