Dani Alves: Unë nuk vij në Botëror, por ju mos qani për mua

Dani Alves zyrtarisht do të mungojë në Botërorin e Rusisë për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë që do ta mbajë larg fushave 4-6 muaj. Ai në një letër për “The Players’ Tribune”, Alves shprehet motivon Kombëtaren e tij para Botërorit duke i thënse se s’ka pse të qajë për të.

“Mjekët më thanë që duhet të prisnim analizat, por unë e ndjeja që gjithçka kishte mbaruar për mua. Më patë duke qeshur gjatë festimeve për Kupën e Francës sepse nuk doja të prishja festën për shokët, por në sytë e mi dukej që diçka nuk shkonte mirë. Më lejoni të them një gjë: mos qani për mua! Nuk dua që të ndjeni mëshirë për mua. I kam jetuar ëndrrat e mia. Nuk do të shkoj në Botërorin e Rusisë, por jam i lumtur”.

“Nuk ndihem i vjetër. Siç e shikoni dhe vetë, kam shpirtin e një 13-vjeçari. Ndoshta në vitin 2022 do të jem duke luftuar për një vend në kombëtaren e Brazilit. Do të jem 39 vjeç atëherë, por shpirti im do të ketë mbushur 17” tha ai ëpr të ardhmen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?