De Biasi flet për situatën e Hysajt: Sarri më nervozonte sepse …
Ish-trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për “TuttoNapoli.net”, duke folur edhe për situatën e Hysajt në këtë sezon. Shkodrani është alternuar shpesh herë në formacionin bazë me Malcuit.
“Sa herë kam shprehur keqardhjen për këtë situatë: Kur e telefonoja, luante në mënyrë sistematike me Sarrin, në fakt u zemërova, sepse shpresoja që edhe të pushonte për të rikuperuar energjitë. Mendoj se menaxhimi i Ancelotti ka qenë i mirë, duke aktivizuar edhe futbollistë të rinj dhe ata të cilët janë shfaqur më të freskët. Napoli po ndërton një grup të bukur me futbollistë të rinj dhe me prespektivë, mund vetëm të përmirësohen në sezonin e ardhshëm”, deklaroi De Biasi.
Hysaj këtë sezon është aktivizuar në total në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, shumë më pak se në dy sezonet e fundit, ku rrallë herë pushonte nën drejtimin e Sarrit dhe për shkak të moshës së Maggios. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

