FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biasi: Jam i qetë, po punojmë mirë

Nga kompleksi sportiv në Bad Waltersdorf, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, ka dhënë një konferencë për shtyp të programuar, përpara ndeshjes me Katarin që do të zhvillohet nesër pasdite në orën 17.30 në Harburg të Austrisë.

Strategu italian ka vlerësuar impenjimin e futbollistëve të cilët prej datës 23 maj, kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për finalet e Kampionatit Europian.

Jam i qetë dhe i relaksuar dhe jam përqendruar vetëm tek puna me skuadrën. Kemi gjetur një kohë të shkëlqyer, një strukturë të jashtëzakonshme, që na ka krijuar një mundësi të shkëlqyer për të punuar. Jam i kënaqur dhe me frymën dhe gatishmërinë e skuadrës. Kemi të gjitha të dhënat e futbollistëve dhe dimë saktësisht se sa ngarkesë ka marrë çdo lojtar. Por sigurisht GPS, nuk mund të tregojë gjithçka. Një tjetër aspect është puna psikologjike me futbollistët”, përfundoi De Biasi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?