FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biasi: Më ndodhi si me Italinë, Polonia më kishte zgjedhur mua …

Ish-trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi e kishte mohuar një ofertë për të qenë trajner i Polonisë, por tani shprehet i zhgënjyer që federata polake zgjodhi Jerzi Brzezçek për të vazhduar. De Biasi foli për “RMC Sport”, ku tha se diçka e tillë i kishte ndodhur edhe me Italinë 2 vite më parë.

“Dy vite më parë isha shumë pranë Italisë, dhe ndodhi e njëjta situatë. Pothuajse isha zgjedhur trajner i Polonisë, më pas federata zgjodhi një trajner polak. Ndihem i zhgënjyer. Më mirë të ma thonin me telefon, se sa ta mësoja nëpërmjet gazetave diçka të tillë. Në këtë moment nuk është se kam preferenca, mes një klubi apo një kombëtareje. Thjesht dua të trajnoj dhe të arrij qëllimet e mia sërish”, deklaroi De Biasi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?