FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biazi anulon festën e kuqezinjve: S’kemi arritur gjë akoma

Mendohej se kombëtarja kuqezi do ta festonte gjatë këtë fitore historike, por trajneri Xhani De Biazi e ka frenuar entuziazmin e tepruar të kuqezinjve. Edhe pse presidenti Duka ka dashur që të organizonte një darkë festive, De Biazi ka udhëzuar ekipin që të vazhdonte planin stërvitor.

Sipas teknikut, ekipi nuk ka arritur asnjë gjë, ndaj ai jo vetëm ka ndaluar festimet deri në orët e vona të natës, por edhe ka ndaluar kamerat në restorantin ku darkonte skuadra.

Edhe tifozët që kanë shkuar drejt hotelit të kombëtares për të festuar kanë mbetur të zhgënjyer pasi nuk janë lejuar t’u afrohen idhujve të tyre, raporton Panorama Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 10 furgonë policie kanë krijuar një kordon sigurie përreth hotelit për të evituar që ekipi të shqetësohej pas vendimit të trajnerit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi do të udhëtojë gjatë paradites drejt Peros Girek, ndërsa De Biazi ka planifikuar edhe një seancë stërvitore me ekipin gjatë pasdites, në pritje për të mësuar nëse kuqezinjtë do të vazhdojnë apo jo rrugëtimin në turne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?