De Biazi: Duka ka bërë gjëra të rëndësishme, Panuçi është trajner i zoti

Ish-trajneri i Kombëtares sonë, Xhani De Biazi gjatë një vizite në Romë shprehur opinionin e tij mbi garën për zgjedhjen e presidentit e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku konfirmoi mbështetjen e tij për Armand Dukën.

“Do të jetë një garë mjaft e vështirë, e ashpër dhe shpresoj të fitoj më i miri. Unë  ndjehem pak më i lidhur me Presidentin e Federatës që unë vazhdoj ta thërras Presidenti Armand Duka, pasi është personi me të cilin kam punuar e jam ndjerë mirë.

Ajo ç’ka është bërë nga Duka gjatë viteve të fundit është mjaft e rëndësishme duke e nisur nga rindërtimi i stadiumeve si ai i Shkodrës apo i Elbasanit. E të bësh bashkë sektorin publik e privat për të ndërtuar arenën e madhe të futbollit pra stadiumin në Tiranë, medoemos se është një punë mjaft e madhe e Federatës e në mënyrë të veçantë e Presidentit të saj Armand Duka”, tha De Biazi për “Ora News”

Swiss Digital Desktop Reklama

Strategu i njohur ka dhënë dhe një koment për punën e bërë nga pasuesi i tij, Kristian Panuçi në krye të kuqezinjve si dhe shortin e Ligës së Kombeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Panuçi është një djali mjaft i mirë, një trajner i zoti, me dëshirën për të arritur rezultate sa më të mira dhe unë besoj se do t’ia arrij si në fazën kualifikuese europiane ashtu dhe në Ligën e Kombeve. Është një grup me tre skuadra ku Shqipëria do të luaj me Skocinë dhe Izraelin. Është një grup i vështirë po sigurisht dhe i mundur për t’u kualifikuar. Duhet punuar për ta përballuar në mënyrë të drejtë duke u përpjekur për të fituar me të gjitha forcat e mundura”, u shpreh strategu italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?