De Biazi: Vijoj të ndihem shqiptar, në sytë e djemve kam parë shumë dëshirë

Xhani De Biazi është padyshim një ndër trajnerët më të mirë në historinë e Kombëtares sonë, pasi arriti që ta kualifikonte për herë të parë në fazën finale të Kampionatit Europian.

Që pas largimit nga drejtimi i Alaves, De Biazi është i papunë edhe pse ofertat nuk kanë munguar në drejtim të tij. Trajneri nuk nguron asnjëherë që në daljet publike të flasë me superlativa për vendin tonë. I ftuar në një aktivitet në Pordenone me titullin, “Kur sporti është integrim”, De Biasi ka folur për eksperiecën e tij në krye të Kombëtares Shqiptare.

“Tani ndihem shqiptar. Në sytë e atyre djemve kam parë një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe për tu përballur me vështirësitë e jetës. Shumë prej tyre kanë lënë vendin e tyre për të shkuar në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera për të kërkuar shanset e tyre dhe ia kanë dalë”, ka thënë De Biasi në fjalën e tij, që citohet nga portal “messaggeroveneto.gelocal.it”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?