De Laurentis: Titullin na e vodhën, të dytët dolëm edhe më Maxarrin

Me rastin e prezantimit të grumbullimit që do të bëhet nga Napoli në Dimaro, nga 10 deri më 30 korrik, Aurelio De Laurentis ka folur edhe për të ardhmen e Sarrit. “E kemi lënë një takim për javën e ardhshme. Uroj që të jemi me të në grumbullimin e ardhshëm të ekipit për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, por nuk mund ta detyroj me forcë.”

Kemi dalë në vend të dytë edhe me Maxarrin. Nuk është se kemi bërë ndonjë arritje të jashtëzakonshme, megjithatë unë e kam vlerësuar punën e Sarri prandaj jam gati ta vazhdojë bashkëpunimin

Na janë hequr tetë pikë me pa të drejtë, na janë vjedhur nga vendime të gjyqtarit. Titulli do të kishte qenë i yni. VAR nuk është përdorur mirë me ne, por ndoshta është edhe faji ynë”, ka thënë De Laurentis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?