De Paul transferohet tek Interi për 30 milionë euro
Rodrigo De Paul mund të quhet futbollisti më i ri i Interit. Fantazisti argjentinas i cili prej 3 sezonesh është pjesë e Udineses prej disa kohësh kishte përfunduar në radarët zikaltër.
Për të shmangur konkurrencën e klubeve të tjera italiane por edhe jashtë Serie A për 24-vjeçarin i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Valencias në La Liga, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit friulan duke bllokuar lojtarin i cili në verë me shumë gjasa do të transferohet te Interi.
Marrëveshja është arritur për shumën e 30 milionë eurove, plus një ose dy lojtarë të rinj të akademisë në shkëmbim të cilët do të zgjidhen nga Udinese. Bëhet fjalë për mesfushorin belg Xian Emmers i cili për momentin luan në formë huazimi te Cremonese në Serie B dhe sulmuesin e skuadrës Primavera Andrea Adorante.
KOHA JONË SONDAZH

