FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Rossi konfirmon largimin nga Roma: Do të doja të ndryshoja disa gjëra

Dy vjet nga largimi i Tottit, tashëm ka ardhur radha për t’u larguar edhe pasuesi i tij, Daniele de Rossi. Mesfushori doli sot në konferencë për shtyp për të zyrtarizuar largimin nga verdhekuqtë, por jo nga futbolli i luajtur.

“Do të ndryshoja disa gjëra të thëna, apo të bëra në fushë, në momente të caktuara, por nuk do të ndryshoja kurrë vendimin për t’i qëndruar besnik Romës. Nëse do të kisha shkopin magjik, do të shtoja edhe disa trofe në palmaresin e klubit.

Është një mbështetje që ata ma kanë dhënë për shumë vite, në momente të mira dhe të vështira. Është një vlerësim për kontributin tim në gjithë këto vite me skuadrën, pasi i kam qëndruar besnik Romës dhe nuk e kam ndërruar për disa trofe më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komunikimi për ndërprerjen e marrëdhënies me Romën, më erdhi vetëm dje dhe nuk kam pasur kohë ta mendoj shumë. Gjatë ditës së sotme më kanë ardhur mbi 500 sms dhe të shikojmë nëse do të ketë mes tyre ndonjë ofertë. Unë ndihem ende futbollist dhe dua të vijoj akoma në fushë”, deklaroi De Rossi në konferencën për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?