Debatik Curri: Falja në xhami, obligim i fesë islame

Albina Gjergji

E ka akoma të fiksuar në portret gëzimin e fitores ndaj Armenisë, ndeshje e cila u luajt në Elbasan Arena të dielën që lamë pas dhe nga ku Kombëtarja jonë tregoi superioritet në fushë ndaj përfaqësueses armene. Edhe pse ishte përfolur që do të zëvendësonte autorin e njërit gol, Mavraj në këtë ndeshje, (pas një ndëmtimi të pësuar në stërvitje), Debatik Curri ka përjetuar të njëjtat ndjesi, sikur po luante ai vetë, teksa ndiqte betejën mes dy kombëtareve. Sepse… qëllimi i Kombëtares është një dhe i përbashkët, kualifikimi i Shqipërisë për të prekur ëndrrën e madhe, atë të Europianit 2016. Por, përpara ndeshjes Curri dhe disa nga futbollistët e tjerë të Kombëtares sonë vendosën të shkonin në Xhami, të veshur me fanellat Kuq e Zi, duke ndezur debate tek besimtarët e tre religjioneve kryesore në vend. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Debatik Curri sqaron lexuesin mbi reagimet e shumta, por eksperiencën e tij në ekipin e Tiranës.   

Prej disa kohësh jeni pjesë e ekipit të Tiranës. Si ndjeheni deri tani që jeni pjesë e saj dhe a mendoni se prania juaj në këtë ekip ka dhënë rezultate të dukshme?

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj që prania ime në ekipin e Tiranës është një eksperiencë e mirë. Sa u takon rezultateve, mund të them se jam i kënaqur dhe besoj se do të dalim kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritja nga ekipi i Tiranës, si e kujtoni?

Patjetër që e kujtoj dhe ka qenë një pritje shumë e mirë. Shumë prej shokëve në ekip i kam njohur edhe më parë,kështu që e kujtoj si një takim mjaft pozitiv.

Sa i lidhur jeni me Shqipërinë Debatik?

Jam shumë i lidhur me Shqipërinë. Unë kam dhjetë vjet që jam pjesë e Kombëtares sonë dhe padyshim Shqipëria është është në zemrën time.

A ka ndryshim me futbollit kosovar dhe atij shqiptar. Ku i vëreni më shumë?

Ka shumë ndryshime mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar, duke filluar nga infrasktura dhe investimet në futbolll. Por një ndryshim tjetër edhe më i madh është që Kosova nuk është pranuar akoma në UEFA dhe FIFA.

Ju keni luajtur me disa ekipe të huaja, kujtojmë të fundit me një ekip të Ukrahinës, por edhe në Turqi. Si e kujtoni eksperiencën në atë ekip dhe sa kohë keni qenë pjesë e tij?

Është e vërtetë që kam luajtur në Ukrainë, por edhe në Turqi. Të dyja kanë qenë eksperiencashumë të mira dhe kam kaluar një kohë shumë të mirë në këto dy shtete.

jeni pjesë e Kombëtares dhe para pak ditësh u dhuruat emocione spektakolare shqiptarëve në Debatik ju mbarë botën. Përveç fitores, çfarë mendoni se e bëri të veçantë ndeshjen Shqipëri-Armeni?

Një ndeshje mjaft emocionuese. Kështu mund ta përshkruaj. Ndeshja Shqipëri-Armeni ka qenë shumë e rëndësishme për ecurinë e Kombëtares sonë, kjo edhe për vetë faktin se ne kemi një ëndërr dhe ajo ëndërr është Europiani i vitit 2016-të.

Jeni shprehur se Mërgim Mavraj, pavarësisht dëmtimeve që kishte, mori vendimin e duhur për të luajtur ndaj Armenisë. Ju erdhi keq që nuk ishit ju në lojë në vend të tij, qoftë edhe për disa minuta?

Në kombatëre të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm, sepse nga 7 milion njerëz jemi zgjedhur pikërisht ne për të qenë pjesë e saj. Personalisht jam shumë i kënaqur me fitoren, ëndërr kjo e të gjithë shqiptarëve.

Nëse Shqipëria do të kualifikohet për në Europianin e Francës, e shihni ju veten pjesë të përfaqësueses deri në verën e vitit 2016-të?

Trajneri është ai që zgjedh ekipin, por shpresoj shumë që të shkojmë në Francë. Ka 10 vite që luaj me Kombëtaren dhe padyshim që është ëndërr e çdo shqiptari për të prekur Europianin 2016-të.

Është komentuar shumë, jo vetëm në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqeni ju dhe disa futbollistë të tjerë në xhami me fanellat e kombëtares. A besoni se është normale kjo gjë, pasi në Shqipëri ekzistojnë tre komunitete fetare dhe kombëtarja në fakt i përfaqëson të gjithë?

Normal që unë i respektoj të gjitha fetë dhe nuk kam asnjë problem me asnjë besim, kështu që unë edhe kur nuk jam në Kombëtare iki e falem në xhami. Atë ditë që është realizuar fotografia të gjithë çunat, të cilët praktikojnë fenë islame kemi qenë në xhami dhe kemi kryer një obligim të fesë.

A vlerësohet talenti sa duhet në Shqipëri sipas jush dhe nëse po, pse në Shqipëri vijnë të gjithë lojtarët që luajnë në ekipe jashtë vendit?

Duhet të dini që gjithmonë në Kombëtare kanë përparësi futbollistët që luajnë jashtë vendit, por edhe trajneri aktual gjithmonë ju ka dhënë mundësinë futbollistëve që të luajnë në Shqipëri.

A është e ndershme gara në Kampionatin Shqiptar, parë në këndvështrimin tuaj, apo besoni se disa nga skuadrat rivale të Tiranës i fitojnë disa ndeshje nëpërmjet aleancave?

Unë mund të flas për Tiranën, që të gjitha ndeshjet i ka luajtur drejt. Për sa u përket rivalëve i gjithë opinioni ynë është në dijeni të aleancave, por ne si ekip do të vazhdojmë të luajmë ndershmërisht deri ne fund.

Për ta lënë disi anash futbollin, që është edhe pasioni juaj, mund të na flisni pak për veten jashtë kësaj kornize, pra jashtë profesionit?

Kam një përkushtim shumë të madh ndaj familjen. Kur jam jashtë fushës së futbollit më shumë kohën e kaloj me familjen time. Sigurisht familja meriton gjithë vëmendjen dhe dashurinë time.

Si është një ditë e zakonshme e një futbollisti?

Jeta e një futbollisti mund të them se është e njëjtë gjithë javës. Zgjimi, mëngjes, kafe, stërvitje, darkë, pushim dhe gjumë. Pra nuk ka ndonjë ndryshim nga qytetarët e thjeshtë.   

Jeni i martuar me fëmijë. E ndjeni mungesën e familjes për sa kohë jeni vendosur në Tiranë?

Po, sigurisht që e ndjej shumë, po zakonisht ata janë me mua këtu, por për sa kohë nuk janë me mua e ndjej shumë mungesën e tyre.

A është xheloz Debatiku në raport sentimental?

Jam pak.

Po bashkëshortja juaj?

Eshtë pak, sigurisht ka burrin e bukur.

Sipas jush çfarë e “vret” martesën?

Martesën e vret mosbesimi. Mendoj se mungesa e besimit është një gjë shumë e rëndësishme në një lidhje.

Pasionet e një futbollisti si Debatik Curri, përveç futbollit?

Unë kam pasion notin dhe më pëlqen shumë deti. Madje mezi pres që të vijë vera për të vajtur me pushime.

Pas ndeshjes me Armeninë, Kombëtarja jonë ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në clubin e këngëtares Aurela Gaçe. Na rrëfeni disa detaje nga festimet e asaj mbrëmjeje?

Po është e vërtetë. Pas çdo fitoreje, sidomos me Kombëtaren ne festojmë. Atë mbrëmje që fitoi Shqipëria ndaj Armenisë kemi qenë të gjithë së bashku dhe kemi festuar fitoren. Ia kaluam mjaft mirë i gjithë stafi. Besoj që edhe në ndeshjet e tjera do të ketë shumë fitore dhe festa të ngjashme.

Jeni frekuentues i jetës së natës Debatik?

Dikur kam qenë frekuentues i jetës së natës, por tani dal shumë pak. Nuk më tërheq më jeta e natës, mbase edhe sepse gjithçka shkon me moshën. 

Si e kaloni kohën e lirë?

Kohën e lirë e kaloj me familjen time, por edhe me shoqëri. Por në fakt tani kemi shumë pak kohë të lirë.

Miqtë më të mirë në ekipin e Tiranës dhe në Kombëtare?

Kam shumë miq edhe Brenda ekipit të Tiranës, por shokët me të cilët kaloj më shumë kohë janëBulku, Malaj, Karabeci, Edvan Bakaj, Dom Gjoni. Ndërsa tek Kombëtarja jemi të gjithë shokë dhe nuk na bie shumë që të ndahemi. Më herët kam qenë pothuajse gjatë gjithë kohës edhe në dhomë me Armend Dallkun. Tani jemi të gjithë bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?