Debutimin e Ronaldos me Juven mund ta ndiqni live dhe falas në Facebook
Tifozët e Juventusit dhe jo vetëm po presin debutimin e Cristiano Ronaldos në Seria A, teksa do të kenë një mundësi të artë për ta ndjekur edhe në Faceboook live falë kompanisë Eleven Sports.
Kompania në fjalë po planifikon që të transmetojë të paktën një ndeshje nga kampionati italian dhe ai spanjoll falas në rrjetin social. Marketingu më i mirë është padyshim transmetim i ndeshjes së parë zyrtare të Cr7. Ndeshja në fjalë, kundër Chievos, do të luhet më 18 gusht në prën 18:00 dhe do të transmetohet në faqen e Facebook të Eleven Sports UK.
Përveç këtij takimi do të jepen atë fundjavë edhe dy ndeshje të tjera, Girona-Valladolid dhe Valencia–Atletico Madrid. Në fundjavën e dytë do tranasmetohen falas ndeshjet Valladollid-Barcelona dhe Inter-Torino, një revolucion i vërtetë ky në industrinë e transmetimit të eventeve sportive.

KOHA JONË SONDAZH

