Debutoi ndaj Shqipërisë, Odriozola: Nëna më shkruajti “Pse më gënjeve duke më thënë që s’do luaje?”

Alvaro Odriozola debutoi me kombëtaren e Spanjës në ndeshjen me Shqipërinë, por nuk e kishte menduar kurrë që i erdhi ditë par të luajtur. Diçka të tillë e tregon në një deklaratë për gazetën “Marca” kur thotë se prindërit nuk i kishte ftuar. Ai nuk e dinte që do të luante dhe ata s’ishin përgatitur për të marrë biletë.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të luaja në atë ndeshje. U surprizova shumë kur trajneri më tha që do të isha titullar. U emocionova shumë dhe kisha shumë dëshirë të mos e zhgënjeja. E rëndësishme ishte që fituam. Pas ndeshjes mora shumë urime dhe vlerësime. Nëna ime më kishte shkruar: A nuk më the që s’do të luaje? Pse më gënjeve? Ajo nuk ishte në stadium, sepse nuk e dija që do të luaja”, tregon mbrojtësi i djathtë i Sociedadit.

I pyetur për interesimin e Realit, Odriozola thotë se ndihet i lumtur në skuadrën e tij, sepse tani ka rinovuar kontratën. “Ata më kanë vlerësuar dhe më rinovuan kontratën, kështu që duhet të vazhdoj të punoj. Interesimi i skuadrave të tjera më jep shumë vlerësim, por jam i kënaqur këtu”, përfundoi Odriozola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?